Jolevski i impresionuar me ushtrinë serbe, kërkon prezencën e tyre në Maqedoni

Takimet intenzive të ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski në Beograd, ndjellin elemnte të ushtrisë serbe në Maqedoni.
Me homologun e tij serb Bratisllav Gashiq, Jolevski ka shtruar edhe mundësinë për për ardhjen e ushtarëve serb në qendrat e trajnimit në Maqedoni.

Jolevski është shprehur i impresionuar nga kapacitetet e ushtrisë serbe, duke paralajmëruar se ushtarakët serbë do të trajnojë ushtarët e Maqedonisë, në Akademinë ushtarake në Shkup.

“Si ministër i mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë kam kënaqësinë e vecantë që menjëherë pas bisedës telefonike që realizova me kolegun tim të dashur Gashiq, të realizoj edhe vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë. Unë jam katër muaj ministër i mbrojtjes, kurse ky është takimi ynë i katërt, që tregon qartë përcaktimin tonë për të punuar në drejtim të avancimit të bashkëpunimit të ministrive dhe armatave të dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia janë dy vende fqinje që kanë miqësi të jashtëzakonshme dhe që bashkëpunojnë në të të gjitha sferat, duke përfshi edhe mbrojtjen. Katalizator i këtyre raporteve janë edhe lidhjet e afërta mes qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë, që kanë bashkëpunim dhe respekt të madh të ndërsjellë. Për ne rëndësi të madhe ka procesi i edukimit dhe trajnimit, që e përmendi kolegu im i dashur, që ëhstë një nga themelet për fuqinë e çdo armate. Me këtë rast pata mundësi të njoftohem me kapacitetet e Akademisë suaj ushtarake dhe Akademisë mjekësore- ushtarake, që janë impresionuese. Qëllimi jonë është që Akademia ushtarake në Maqedoni të krijojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të afërt me këto dy institucione, me cka do të kemi përfitim të dyanshëm. Pres që bashkëpunimi në këtë drejtim të zhvillohet metempo të shtuar.

Edhe ministri serb ka shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi mes armatës serbe dhe maqedonase, duke vlerësuar edhe aktivitetet e përbashkëta mes dy vendeve.

“Vendet tona kanë nivel të lartë të bashkëpunimit që karakterizohet me përqindje të madhe të aktiviteteve të realizuara. Ekziston potencial për avancim të këtyre raporteve, posaçërisht në kontekst të shkëmbimit të përvojave mes ushtrive të dy vendeve”, ka deklaruar, Gashiq.

Profesori i çështjes së sigurisë, Nazmi Maliqi, për gazetën Lajm thotë se se këto janë kushte të veçanta të partneritetit për paqe.

“Këto janë standarde që nuk duhet me ju shmang. Është kusht i veçantë i partneritetit për paqe. Nuk është vetëm këmbimi i ushtarëve, këtu hyn edhe këmbimi i policëve, menaxhimi i integruar i kufijve, etj.”, sqaron profesor Maliqi për “Lajm”.

Ai thekson se nuk është i drejtë avancimi i paekuilibruar i raporteve ndër-fqinjësore.

“Nuk është mirë avancimi i paekuilibruar i raporteve ndër-fqinjësore. Maqedonia do të kishte pas shumë përfitime, sidomos nga Shqipëria, e cila gjithmonë ka pas politikë të avancuar bashkëpunimi ndër-fqinjësor dhe nga Shqipëria mund të përfitonte shumë”, thotë profesor Maliqi.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Orhan Ibrahimi thotë se kjo marrëveshje në ushtri ishte e pritshme, pas dy të parave, asaj në polici dhe asaj në gjyqësi.

“Së pari kishim marrëveshjen me policinë, me anë të së cilës edhe de juro policia e Maqedonisë dhe Serbisë janë unifikuar. Pastaj kemi Marrëveshjen në gjyqësi, me anë të së cilëc gjykatës, prokurorë dhe hetues serb kanë të drejtë të hetojnë qytetarët e Maqedonisë. Pra siguria dhe pushtet gjyqësor janë nën ndikimin e Serbisë. Tani është hapi tjetër, ai i unifikimit të ushtrisë që është i pritshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button