FSHF: Do apelojmë vendimin

Ndeshja Serbi-Shqipëri përfundon me rezultatin 3-0, sipas Komisionit të Disiplinës pranë UEFA-s. Në vendimin e dhënë paraditen e sotme në Gjenevë, ky komision ka vendosur ti heqë tre pikë Serbisë dhe ta dënojë kombëtaren të luajë dy ndeshje pa tifozë. Ndërsa të dyja federatat e futbollit janë gjobitur me nga 100 mijë euro secila. Humbja në tavolinë për Shqipërinë bëhet nën argumentin e refuzimit nga kombëtarja shqiptare për tu rikthyer në fushë.

FSHF: Vendim i çuditshëm, dikush duhet ti merrte pikët

Në një qëndrim zyrtar Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar vendimin e komisionit disiplinor të UEFA-s, duke thënë se Shqipëria humb 3-0 në tavolinë, ashtu sikundër dhe gjobën prej 100 mijë euro.

Lidhur me ndëshkimin e Serbisë me – 3 pikë, zyrtarët e FSHF-së thanë se është njëlloj sikur ndeshja të mos ishte zhvilluar, ndërsa u shtua se tre pikëshi i duhej dhënë Shqipërisë. Në vijim u bë e ditur se vendimi do të apelohet në komisionin e Apelit, ku u tha se vendimi i dhënë është i çuditshëm dhe njëlloj si të mos ishte gjykuar ndeshja, pasi dikush duhet ti merrte tre pikët. Më tej u bë e ditur se që sot do të nisë përgatitja për apelimin e vendimit. FSHF bëri me dije se ndaj palës serbe pati gjashtë akuza, por jo për racizëm./a.y/noa.al 

Lajme të ngjashme

Back to top button