Aurela Gaçe kërkon shpjegim

Këngëtarja e njohur, Aurela Gace, njihet si njëra ndër emrat publikë që më së shumti ndan kohë me fansat e vet nëpër rrjete sociale. Së fundmi Aurela ka shkruar për një dukuri që atë e ‘shqetëson’.

Bëhet fjalë për meshkujt që përmes ‘facebook’, kërkojnë që me femra të kenë biseda të nxehta, derisa këtë kërkesë e bëjnë publike në faqet e tyre. Ja çfarë thotë Aurela për këtë gjë.

“Ore kush ma shpjegon , ç’janë këta që bëjnë kërkesa në fb për vajza? ” kërkoj një vajzë”, ” kush është për bisedë hot” etj . Po dilni në rrugë o njerëz , hani fara buzë trotuarit edhe fërshëlleni, se mbase kthehet ndonjëra”, ishte mbishkrimi që e la këngëtarja në faqen e saj, ndërsa ky mbishkrim u mbështet nga fansat e saj të cilët në numër të madh komentuan dhe pëlqyen postimin e këngëtares së njohur./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button