Ashton: Çfarëdo që të ndodhë në Kosovë, dialogu duhet të vazhdojë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila pas një jave do të përfundojë mandatin në këtë post, ka pasur një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur pas këtij takimi, Ashton dhe Thaëi kanë shkëmbyer lëvdata për njëri-tjetrin dhe për kontributin që kanë dhënë në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën të dytë e quajtën si historike.

Ashton ka thënë ndër tjerash se ka përcjellë edhe situatën në Kosovë dhe pas zgjedhjeve dhe përpjekjet për krijimin e institucioneve, që nuk është proces i lehtë.

“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, dialogu duhet të vazhdojë”, ka thënë Ashton.

Ajo ka shtuar po ashtu se në dialog është arritur shumë, por ka mbetur ende shumë për tu bërë. /koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button