Arbana Osmani rrumbullakoset prej shtatzënisë

Pak kohë më parë ajo konfirmoi lajmin e shtatzënisë dhe pikërisht për të shijuar këtë periudhë të bekuar në jetën e saj, është tërhequr përkohësisht nga ekrani.

Prezantuesja e njohur e “Top Channel”, Arbana Osmani e cila është në pritje të ëmbël për të parën herë, ka nisur të rrumbullakoset prej bebit që pritet të vijë në jetë.

Në një fotografi të postuar prej saj në Instagram, ajo shfaqet para kullës Eiffel, në Paris, ku me një pardesy të bollshme, mbulon barkun e rrumbullakosur prej shtatzënisë.

Fotografia është postuar rreth mesnatës së kaluar dhe bashkëngjitur saj Arbana shkruan, “Natën e mirë, fotografi nga mami”.

Arbana është në pritje të fëmijës së saj të parë si fryt i dashurisë me bashkëshortin Ardit Kero.

Lajme të ngjashme

Back to top button