Nga viti 2016 do të paguajmë vetëm me kartelë në pikpagesat rrugore

Kompania “Aselsan” ka marrë përsipër detyrën e modernizimit të pikave pagesore të Korridorit 10 në pjesët ku shtrihet në Maqedoni. Kompania turke sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është zgjedhur si ofertuesi më i volitshëm për këtë projekt.

Kjo kompani do të instalojë edhe sistem elektronik për pagesën e taksës rrugore dhe kjo do të thotë që pas modernizimit, pikat pagesore nuk do të punojnë më me njerëz ndërkaq të punësuarit do të dërgohen në vende të tjera pune.

Pagesa do të mund të bëhet përmes, kartave “smart” që do të shiten në shtëpizat ekzistuese pagesore, e më pas, edhe në pikat e karburanteve.

Pasi nënshkruhet marrëveshja Aselsan ka afat prej 18 muajsh për ndryshimin e tërësishëm të mënyrës së punës së pikave pagesore rrugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button