Qeveria e Maqedonisë merr borxhe për ti shlyer borxhet

Në vitin 2015 Qeveria do të merr borxh prej 1,2 miliard euro në mënyrë që të shlyejë detyrimet që kanë institucionet shtetërore. Këto para janë të nevojshme për të kthyer borxhet e vjetra, por edhe të financohen detyrimet e marra dhe projektet qeveritare, të komunave dhe ndërmarrjeve publike.

Mes të tjerash, bëhet fjalë për ndërmarrjen për rrugë shtetërore që ndërton më tepër akse në vend.

Të dhënat për borxhin për vitin 2015, janë theksuar në raportin e Bankës Botërore, ku thuhet:

“Nevojat për financim të jashtëm do të arrijnë në 15% të Prodhimit të Përgjithshëm Vendor në vitin 2015, me arritjen e euro-obligacionit nga viti 2009 si dhe me zgjerimin e llogarisë rrjedhëse si rezultat i rimëkëmbjes së kërkesës vendore dhe rritjes së importit, lidhur me investimet direkte të huaja” thonë nga Banka Botërore.

Në shumën prej 1,2 miliard eurosh hyjnë edhe detyrimet për kthimin e borxhit qeveritar i cili në vitin 2015 do të kapë vlerën e 425 milion eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button