Abdyl Shaban Arsllani

“Kaloja para dyqind studentëve  dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore që i përngjan një studenti”

Çarls Bukovski e thotë troç për një kohë që tani mund të quhet e lashtë në Amerikë dhe realitet në Maqedoni.
Është ky një reagim i patjetërsueshëm, edhe pse nuk dua të merrem me të tjerë sepse nuk më pëlqen të shkruaj për njerëz që nuk kanë rëndësi për mua, shoqërinë e sidomos për studentët. Njihemi dhe përshëndetemi, por kjo nuk do të thotë se unë do ti jap të drejtë. E kam fjalën për “Abdyl”  Shaban Arsllanin. Ai dhe pak të tjerë mbase do ta kuptojnë pse i them “Abdyl” Shaban Arsllani.

Me këtë shkrim desha vetëm të ta rikujtoj se si u fute në këtë post. Kishe dhënë një premtim se do të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta për Parlamentin studentor, por kjo gjë asnjëherë nuk ndodhi. Dhe unë tani flas në emër timin, jo të studentëve të ri sepse mua më takon të flas. Nuk mund të ri më i heshtur kur e shoh që je fshehur aq shumë nga studentët, nga gjithë bota sa që as nuk mund edhe të të njohin. Komoditetin e mos-dhënies së llogarisë dhe mos-mbajtjes së përgjegjësisë Arsllanit ia dhuron nëna parti.

Ai ka gjetur një punë “shtetërore”, ai është punësuar në USHT si kryetar i përjetshëm i Parlamentit Studentor. Nëse merr guximin dhe del në publik, ndoshta do të mund të reagosh, të më pyesësh “pse më hyn në punë mua gjendja e Parlamentit të USHT-së?” Ndoshta do dalësh nga biruca e miut…ndoshta…

Por, do ti radhis arsyet e mia pse, duke filluar nga fakti që un kam hise shpirtërore në USHT, unë kam kaluar katër vite studimi në këtë institucion dhe e mbaj mend shumë mirë kur lexoje premtimet para rampës së rektoratit të vjetër zotëri i shndërruar në Abdyl-Shaban Arsllani. Më tej, shikoni përreth dhe vëreni që nuk ka kush kërkon bibliotekë, meze studentore. A kërkon dikush sallë sporti dhe laboratorë? A ka kush të mbrojë dhe përkrah studentët, a ka kush të kërkojë shtëpi studentore? Por kur ndahet buxheti për USHT dhe kur shkurtohen mjetet për të njëjtin, a ka kush e ngrit zërin duke qenë se të vetmen punë e kanë këtë? Po kush duhej të kërkonte përgjegjësi për skandalet drejt-shkrimore apo për konkurset diskriminuese ndaj USHT?
Kush i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e Parlamentit Studentor i cili për turp të dynjasë nuk ka as ueb faqen e tij! Ju kujtohet që ky Parlament studentor më parë kishte dhe “Radio Studenti”, kishte gazetën studentore, kishte shfaqje filmi… Përkrahte dhe organizonte protesta dhe atë në kushte më të këqija se tani.

Gjendja e tillë do të vazhdojë të mbizotërojë, nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë përparim përderisa ju z. Abdyl Shaban Arsllani të jeni, madje vetëm në letër, kryetar i Parlamentit Studentor. Ju që veproni sikur të ishit i pensionuar në këtë parlament. Problemi te ne është se njerëzit e zgjuar janë plot me dilema, ndërsa ata të marrët kanë ndarë përfundimisht mendjen!

Lajme të ngjashme

Back to top button