Gazprom: Së pari rezultatet e analizës, e pastaj marrëveshje me Maqedoninë

Nga selia e kompanisë ruse, për portalin “24 Vesti”, thonë se i preson rezultatet e analizës, e cila duhet të tregojë se a është ekonomikisht e arsyeshme që të lidhet Maqedonia me “Rrjedhën jugore”.

“Varësisht nga rezultatet do të precizohen detajet e marrëveshjes”, thonë nga Gazpromi në një deklaratë ekskluzive për “24 Vesti”.

Ministria për financa e publikoi marrëveshjen që u nënshkrua të dielën në Moskë ndërmjet qeverisë ruse dhe asaj maqedonase.

Në marrëveshje thuhet se “Do të bëhet analizë, sipas të cilës duhet të përcaktohen arsyeshmëria teknike, ekonomike, ekologjike dhe financiare për realizimin e projektit të aksit të gazsjellësit. Në bazë të rezultateteve do të konstatohet edhe arsyeshmëria për realizimin e projektit”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button