fbpx

Ancelotti: Ronaldo do të luajë aty ku dëshiron, skuadra ishte mirë

Pas fitores kundër Los Angeles, trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti i pyetur nga gazetarët për pozicionin e Cristiano Ronaldos, i cili gjatë ndeshjes qëndroi vetëm për një pjesë në fushë, italiani tha se portugezi të luaj aty ku ai dëshiron.

“Ronaldo duhet të luajë në pozicionin që ai dëshiron. Unë nuk do t’ia ndryshoj krahun, sepse ai ndihet mirë aty ku luan. Ai duhet ta zgjedhë vetë pozicionin e tij në fushë”.

Ancelotti komentoi edhe ndeshjen kundër Los Angeles.

“Luajtëm mire në përgjithësi dhe krijuam shumë raste për shënim. Për këtë jam i kënaqur. Di Maria dhe Benzema jo vetëm që luajtën shumë mirë, por dhe shënuan gola”.

“E rëndësishme është të jemi kompaktë. Ishte një ndeshje e mirë, ku edhe Kaka dhe Ronaldo u kuptuan me njëri-tjetrin dhe krijuan shumë raste për shënim”, tha Ancelotti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button