Shqipëri, arrestohen 3 kriminelët më të rezikshëm

Tre shtetas nga Shqipëria të shpallur në kërkim ndërkombëtarë janë arrestuar.

Siç shkruan alb-observer, këta ishin kriminelët më të rezikshëm kohëve të fundit që i shkaktonin shumë probleme edhe policisë së shtetit.

Policia ka bërë me dije se u bë arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Apostol Kozma Bucaj, vjeç vjeç 42, lindur dhe banues në Selenicë, i dënuar me 25 vjet burgpër “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Vlorës me vendim nr. 05 date 24.11.2008, pasi më datë 07.01.1994 ka vrarë shtetasin Foto Mërtiri.

I arrestuari tjetër i shpallur në kërkim ndërkombëtar është Thoma Cane Canaj, vjec 45, lindur dhe banues në fshatin Kotë të Rrethit Vlorë i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me dashje” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 30. datë 06.02.2003 pasi më datë 22.07.2020 ka vrarë me armëzjarri shtetasin Arjan Dyrmishi dhe ka plagosur shtetasin Rei Skëndaj.

Ndërsa personi tjetër është Haris Veiz Murataj, vjec 54, lindur e banues në fshatin Vajze, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për Prodhim dhe shitje narkotikësh i dënuar me vendimin Nr. 272, datë 10.07.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button