Defektin tënd? Ta thotë shenja e horoskopit

Te gjithë jemi dëshmitarë se ndërsa jemi duke lexuar horoskopin, tonin, apo te partnerit tone, po aq sa na ka qëlluar qe përshkrimet te përputhen, po ne aq raste ato kane qene vite drite larg te vërtetës.

Gjithsesi, me poshtë janë disa lidhje qe mundohen te bashkojnë shenjen zodiakale me defektet tona me te forta dhe te spikatura.

Dashi. Te linduri e kësaj shenje janë përgjithësisht kokëfortë dhe pak reflektive. Ne dashuri kane maninë qe t’ia bëjnë jetën te vështirë partnerit.

Demi. Për te lindurit e kësaj shenje, duhet thënë se nuk shquhen për ndonjë aftësi te veçante fantazisti, ndërkohë qe te lidhur shume pas gjerave materiale, ka shume gjasa te qëllojnë njerëz pak te suportueshëm.

Binjaket. Janë thashethemexhinj dhe te paqëndrueshëm ne dashuri.

Gaforrja. Janë te vetmit për tu ankuar edhe për gjene me te vogël dhe shume sedërlinj. Për partnerin japin shume por edhe kërkojnë shume.

Luani. Egocentrik te lindur, kërkojnë gjithnjë piedestalin. Ne pune kërkojnë rrezikun pa bere shume llogari me pare.

Virgjëresha. Këto persona janë makthi i familjes dhe shoqërisë. Nuk lejnë rast pa paragjykuar dhe gjykuar te tjeret.

Peshorja. Janë pak te largët me sinqeritetin. Për te pasur interesimin dhe vëmendjen e te tjerëve janë te gatshëm te sajojnë turlilloj gjerash.

Akrepi. Janë grindavece nga natyra. Ne pune përgjithësisht janë mashtrues, por qe menjëherë e kthejnë faqen duke i dhënë situatës se krijuar një ngjyrim shakaje.

Shigjetari. Me shume se çdo gjë tjetër pëlqejnë te argëtohen duke harruar qe kjo për te tjerët mund te përbeje me shume mërzitje. Lehtësisht i ndryshojnë edhe ndjenjat ne dashuri.

Bricjapi. Racionale deri ne perfeksion, ka rrezik qe te ndikojnë edhe te tjerët. Janë shume posesive ne dashuri, po aq sa edhe ne pune. Ndërkohë qe janë dhe shume hakmarrës ndaj kujtdo qe mund t’i dale përballë.

Ujori. Janë shume te dhënë pas ideve dhe fantazive te tyre, pa u kujtuar se ato përbejnë ndonjë gjë me sens për te tjerët. Ne dashuri janë te mendimit se besnikëria është një prej opsioneve te mundshme.

Peshqit. Janë te vështirë për tu kuptuar jo vetëm ne fjalët, por edhe ne veprimet e tyre. Ta hapur ne dashuri dhe ne pune mundohen qe te shfrytëzojnë dobësitë e te tjerëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button