Kanadë, gjendje e jashtëzakonshme, mori plumbash në Parlament (VIDEO-FOTO)

Ndaj një ushtari kanadez është gjuajtur në Memorialin e Luftës Kanadeze në Ottawa raporton Reuters. Ai më pas ka ikur në drejtim të ndërtesës së Parlamentit dhe është ndjekur nga policia. Në Parlament është gjuajtur së paku 30 herë ndërsa kryeministri Stephen Harper është larguar me urgjencë nga Parlamenti për shkaqe sigurie.

Sipas CBC News, drama ka vazhduar edhe jashtë ndërtesës së Parlamentit ku janë dëgjuar të shtëna të tjera. Gjuajtësi ende është në ikje ndërsa policia bllokoi disa pjesë të qytetit.

Ushtari ndaj të cilit është gjuajtur është dërguar në spital për ndihmë por ai ka ndërruar jetë. Policia deri më tani ka vrarë një të dyshuar.  Tre të tjerë u plagosën.

Sulm ne Kanada2

Dëshmitari i Reuters tregon se në fillim ka dëgjuar një të shtënë pistolete dhe më pas ka parë një person të veshur në të zeza dhe me fytyrë të mbuluar me shall të zi duke vrapuar drejtë Parlamentit i armatosur me pistoletë.

Personi më tej, pasi ka ikur nga moria e plumbave të policisë, ka ndaluar një veturë në rrugë dhe duke e kërcënuar atë me pistoletë i ka marrë veturën duke u nisur në drejtim të panjohur.

Sulm ne Kanada3

Situata në Kanadë është tensionuar pasi që dy ditë më herët, një i ri i konvertuar në mysliman u vra nga policia në Kebek pasi qëllimisht shtypi me automjetin e tij dy oficerë ushtarakë, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur tjetrin.

Për këtë arsye Kanadaja ka ngritur nivelin e rrezikut nga terrorizmi nga “i ulët” në “të mesëm”, edhe pse qeveria ka deklaruar se vendit nuk i kanoset ndonjë rrezik specifik.

Një zëdhënës qeveritar deklaroi se ky vendim ishte një përgjigje ndaj rritjes së bisedave me temë ekstremizmin islamik në forumet online, ku theksi vihej tek Shteti Islamik dhe Al Kaeda.

sulm kanada

Lajme të ngjashme

Back to top button