Shkëndija humbi përsëri nga Vardari, fyhen shqiptarët

Ekipi i Shkëndijës ka pësuar dy disfata për katër ditë, fillimisht u mund në Tetovë në kuadër të xhiros së 12-të, ndërsa sot me disfatën 3:0 është eliminuar edhe nga garat e Kupës së Maqedonisë.

Golat u shënuan në pjesën e parë edhe atë shumë shpejt, i pari kishte shënuar shqiptari i vetëm u Vardarit Jasir Asani që në minutën e 2-të me një euro gol, ndërsa më pas në minutën e 34 shënoi Dashjan dhe pas tre minutave shënoi Tanevski.

Në tribunat e stadiumit “Filipi i II-të” edhe pse kishte një numër prej 200 tifozëve, nga grupi “Komiti” ata gjatë gjithë ndeshjes anuan me fyerje nacionale.

“Shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “Kush nuk kërcen edhe ai është shqiptar”, “Tetova është qytet i maqedonasve”, ishin këto thirrjet e tifozëve maqedonas kurse nuk komisari i ndeshjes reagoi vetëm në një moment e që nuk bëri përshtypje që “Komitët” të ndalen.

Ishte i kotë transparenti “Stop nacionalizmit në terrenet e futbolit” me të cilën lojtarët dolën në fillim të lojës.

Kur jemi te Komitët, ata edhe mbrëmë një natë para ndeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës, kanë marshuar rrugëve të Shkupit duke prishur rendit dhe qetësinë në disa raste. Madje grupi i njohur për probleme ‘Komitët’ ishin nën shoqërim të policisë. Nga SPB-ja e Shkupit njoftuan sot se janë duke punuar në identifikimin e personave që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

"Komiti" ofendojnë shqiptarët
“Komiti” ofendojnë shqiptarët

Shoqërimin e ‘Komitëve’ nga pjesëtarët e policisë në SPB-në e Shkupit e vlerësojnë si siguri që tifozët mos të sulmojnë ndokënd dhe mos të sulmohen nga ndokush. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button