Shkup, Gjykata e Lartë Administrative konfirmon, 24 persona janë kodosh

Gjykatësit e Gjykatës së Lartë Administrative i konfirmuan vendimet e Komisionit për verifikimin e fakteve për 24 persona të cilët ishin shpallur si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Gjykata këto vendime i miratoi në bazë të dokumenteve origjinale të marra nga arkivi shtetëror i Maqedonisë dhe jo në bazë të materialeve që janë dorëzuar nga Komisioni për lustrim.

Sipas vendimeve të deritanishme janë vërtetuar vendimet për Vlladimir Millçin, Gjorgi Tonevski, Sefedin Haruni, Zoran Jovanovski, Kosta Ballabanov, Paskal Gilevski, Millovan Stefanovski, Bexhet Bexheti, Nikolla Jançevski, Trajko Batanxhiovski, se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Komisioni për lustrim është informuar se deri më tani nga personat e lustruar katër persona ishin larguar nga organet dhe institucionet ku kanë kryer funksionin publik. Ato janë Trendafil Ivanovski, gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, gjykatësi Dragi Bilevski, kryetari i Këshillit të Komunës së Bogovinës Isak Ajruli, dhe Faredin Miftari drejtor i shkollës Liria në Komunën e Çairit.

Pritet edhe heqja nga detyra e tre akademikëve, dy avokatëve dhe dy profesorëve universitar.

Sipas raporteve ndërkombetare dhe ato vendore, lustrimi në Maqedoni zhvillohet dhe përdoret si mjet për ti diskredituar dhe etiketuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Qeveria.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button