Protestojnë studentët kundër testimit ekstern

Pas paralajmërimeve për provime shtetërore të studentëve në vitin e dytë dhe të katërt, studentët për sonte në orë 18 paralajmëruan se do të organizojnë një protestë ‘stop testimit ekstern’.

“Tubim i lirë, diskutime dhe organizim i shoqatës autentike studentore që do të luftojë kundër testimit ekstern të studentëve. Bëhet fjalë për të gjithë ne dhe varet vetëm nga ne”, shkruan në thirrjen e grupit të studentëve që numëron 4.800 anëtarë.

Protesta do të mbahet para përmendores në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup ku gjenden Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe Filologjik.

Paralajmërimi për protestë erdhi menjëherë pasi mbrëmë kryeministri Gruevski pohoi se testim ekstern për studentët do të ketë.

Lajme të ngjashme

Back to top button