Konfiskohen 20 ton speca të kuq

Inspekcioni bujqësor ka konfiskuar 20 ton speca të kuq nga Krivogashtani, që ishin blerë në tregun e zi.

Nga inspektorati thonë se blerësit nuk kanë pasur asnjë dokumentacion për mallin, specat ishin blerë në fushë dhe blerësit kishin për qëllim që ti shisnin në tregjet e egra në Maqedoni.

Sipas ligjit për bujqësi të gjitha tregtarët që blejnë prodhime bujqësore duhet të kenë firmë të regjistruar. Shitja duhet të bëhet në vende të caktuara nga Komuna dhe të kenë dokumentacione nga blerja e prodhimeve.

Në këtë rast nuk ka pasur dokumente se nga është prejardhja e specave dhe paratë janë dhënë kesh, ndërsa sipas ligjit pagesa bëhet në llogari transakcionale.

Blerësit e kapur nga inspektorati janë dënuar por ende nuk janë kapur shitësit e specave.

Lajme të ngjashme

Back to top button