50 shenjat e Kijametit

Ju paraqesim 50 shenjat e Kijametit nga fjalët e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, sal’allahu alejhi ue selem.

Shenjat që do t’i paraqesim, nuk do të thotë që renditja e tyre është patjetër e saktë, posaçërisht për shenjat që do të vijnë.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e shenjave, ekzistojnë shumë libra, artikuj dhe inçizime që flasin hollësisht për këto. Allahu na mundësoftë që t’i njohim dhe t’i marrim parasysh argumentet, si dhe të na forcojë në kohët e fitnes.

“Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë kijameti?” (Muhammed, 18)

Shenjat që kanë ndodhur:

1. Ndarja e hënës.

2. Vdekja e Pejgamberit Muhammed, sal’allahu alejhi ue selem.

3. Vdekja massive, që do të mbyt mijëra musliman. (Kuptohet, kjo i referohet murtajës së Anuasit, gjatë halifatit të Omer ibn Hattabit).

4. Një luftë e ashpër në Medine (kjo luftë quhet beteja e Harrahut, gjatë halifatit të Jezisid, në vitin 63 të hixhretit).

5. Pushtimi i Jerusalemit nga ana e muslimanëve.

6. Pushtimi i Konstandinopojës (Istanbulit) nga ana e muslimanëve.

7. Dy grupe të mëdha të muslimanëve do të luftojnë mes veti.

8. Një luftë mes muslimanëve dhe një popullit me sy të vegjël (bëhet fjalë për pushtimin e tatarëve mongol të tokave islame).

9. Një marrëveshje paqeje mes muslimanëve dhe jomuslimanëve të racës së verdhë (kineze, mongolët, etj).

10. Shfaqja e tridhjetë mashtruesve (dexhallë të vegjël), secili nga ata do të mendon se është pejgamber.

Shenjat që janë duke ndodhur

11. Barinjë të varfër, këmbëzbadhur, do të garojnë në ngritjen e ndërtesave të larta.

12. Robëresha do të lindë zonjë.

13. Fitne, e cila do të hyjë në çdo shtëpi arabe.

14. Dituria do të largohet dhe injoranca do të mbizotërojë.

15. Vera do të pijet në sasi të mëdha.

16. Do të përhapet zinaja (amoraliteti).

17. Do të shpeshtohen tërmetet.

18. Koha do të kalojë shumë shpejtë.

19. Do të mbizotërojnë trazirat.

20. Gjakderdhja (vrasjet, mbytjet, etj) do të rritet.

21. Njeriu do të kalojë pranë varrit të të vdekurit dhe do të dojë që të jetë në vendin e tij (në varr).

22. Do të zhduket besnikëria, d.m.th. posti do t’u jepet atyre që nuk e meritojnë.

23. Njerëzit do të mblidhen për të bërë dua (namaz), por nuk do të mund të gjejnë imam që do t’i udhëheq ata.

Shenjat që do të ndodhin

24. Numri i meshkujve do të ulet, ndërsa numri i femrave do të rritet, deri në nivelin që mes tyre dallimi do të jetë 1 me 50;

25. Në Eufrat do të zbulohet një thesar me ari dhe do të vdesin shumë njerëz duke luftuar për të, dhe çdonjëri prej tyre shpreson që ai ta fiton thesarin;

26. Romakët (Evropianët) do të afrohen deri në vendet që quhen A’mak dhe Wabik dhe një ushtri që do të del nga Medina, do të përballet me ta;

27. Pushtimi i Romës nga ana e muslimanëve;

28. Do të shfaqet Mehdiu dhe do të bëhet imami i muslimanëve;

29. Në Damask do të zbret Isau alejhi selam dhe do të falet pas Imam Mehdiut;

30. Isau alejhi selam do ta thyej kryqin dhe do ti vrasë derrat, që nënkupton shkatërrimin e krishterimit;

31. Do të shfaqet Dexhalli dhe me sprovat e tij mashtruese do të jetë një fitne e madhe. Do të pasohet nga 70.000 çifut nga Isfahani (Irani i sotëm);

32. Do të shfaqen Je’xhuxhët dhe Me’xhuxhët dhe do të bëjnë çrregullime të mëdha;

33. Do të del Kafsha nga toka, që do t’i flet popullit;

34. Do të bëhet një luftë e madhe mes muslimanëve që do të udhëhiqen nga Imam Mehdiu dhe jomuslimanëve që do të udhëheqen nga Dexhalli;

35. Isau alejhi selam do ta vrasë Dexhallin në portën e quajtur Ludd (që gjendet në Izraelin e sotëm, aeroport dhe bazë ushtarake izraelite);

36. Do të mbisundojë një kohë e paqes dhe qetësisë së madhe;

37. Do të shtohet pasuria dhe bereqeti aq shumë, saqë nuk do të ketë njëri për t’i dhënë sadaka dhe zekat;

38. Arabia do të bëhet tokë me kopshte dhe lumenj;

39. Pastaj shoqëria do të prishet;

40. Disa gra do të ndikojnë që përsëri të adhurohet idhulli Dhul-Khulsah;

41. Do të shfaqet një zjarr i madh në Hixhaz, që do të shihet nga banorët e Busrasë;

42. Tre ushtritë më të mëdha do të fundosen në tokë: një në lindje, një në perëndim dhe një në Arabi;

43. Një rob nga Abisinia do ta shkatërrojë (rënojë) Qaben;

44. Do të shfaqet tymi i madh;

45. Dielli do të lind nga perëndimi;

46. Përhapja e një fryme të lehtë që do t’ua merr shpirtrat besimtarëve;

47. Nuk do të mbetet askush në tokë që thotë “Allah, Allah” ose “La ilahe il-lallah”;

48. Përfundimisht fillon dita e Kijametit duke mbetur në tokë njerëzit e këqij, të cilët do të ndërzehen si gomarët në publik;

49. Me caktimin e Allahut, i fryhet surit nga meleku i quajtur Israfil;

50. Përsëri do t’i fryhet surit, shenjë kjo, që do të ringjallen të gjithë, për Ditën e Gjykimit.

*FUND

Përktheu: Burhan SEFERI

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button