Ndërtimi i hidrocentralit “Ura e Boshkut” BERZH hamendet

Organizatat joqeveritare Eko-Svest dhe Front 21-42 thonë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kërkon analiza shtesë nga Ministria e Ekologjisë në lidhje me projektin për ndërtimin e hidrocentralit “Ura e Boshkut” që më pas të vendos nëse do ta financojë këtë projekt.

Nga bordi i Drejtorëve të Bankës kanë theksuar se ndërmarrja publike Elektranat e Maqedonisë – ELEM dhe ministria e Ekologjisë nuk kanë dhënë sqarime se si do ndikojë ndaj ambientit ndërtimi i hidrocentralit “Ura e Boshkut”, njofton Alsat-M. Për këtë shkak, banka tashmë kërkon analiza shtesë, edhe pse më herët kishte miratuar borxhin në vlerë prej 65 milion eurosh. Shteti pastaj, duhet të sigurojë edhe rreth 20 milion euro të tjera.

Ndërtimi i hidrocentralit “Ura e Boshkut” duhet të shtyhet edhe për pak, për shkak se afati për analizat mbi ndikimin në ambient, ka skaduar. Tani do të duhet një tjetër analizë në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Përveç kësaj, sipas analizave të fundit, në vend të 85 milion eurove, ndërtimi i tërësishëm i “Urës së Boshkut” do kushtojë madje 200 milionë euro. Prandaj, siç kanë njoftuar nga BERZH-i, do nevojitet të lëshohen para shtesë.

3 vjet më parë, qeveria firmosi marrëveshjen për hua nga BERZHI, për ndërtimin e hidrocentralit i cili në vitin 2015 duhej të kishte nisur punën dhe të arrinte kapacitetin e 117 gigavat/orëve energji elektrike. Tani ekologët pyesin se sa do të kushtojë ky projekt, dhe a është ende me leverdi ndërtimi i tanishëm?

Lajme të ngjashme

Back to top button