“Mbretëresha Elizabeth” vjen në Sarandë, ja pamjet e anijes luksoze

Një prej anijeve më të njohura në botë, siç është anija “Queen Elizabeth” ka mbërritur për herë të parë bregdetin shqiptar për të vizituar rivierën tonë.

Pas disa muajsh bisedimesh nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me kompaninë britanike Cunard, anija është ankoruar ditën e sotme në Portin e Sarandës dhe pasagjerët e saj tashmë do të kenë mundësinë të vizitojnë rrënojat Antike të Butrintit, por gjithashtu edhe qytetin e Sarandës.

Anija super luksoze “Queen Elizabeth” është ndërtuar vetëm disa vite më parë dhe ka zëvendësuar anijen tjetër mjaft të njohur “Queen Elizabeth 1″.

E përuruar nga Mbretëresha Elizabeth 4 vite më pare, kruazieri transoqeanik “Queen Elizabeth” mund të mbajë deri në 2000 pasagjerë.

Anija “Queen Elizabeth” do të qëndrojë vetëm një ditë në Portin e Sarandës dhe do të largohet në mbrëmje./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button