USHT: Parlamenti Studentor, jo funksional, kryetari i tij askund!

Studentët e studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup, ankohen ndaj Parlamentit studentor, madje disa prej tyre thonë që as nuk e kanë ditur që ka një të tillë në USHT. Problemet e shumta të studentëve asnjëherë nuk janë zgjidhur nga ky Parlament i cili është parashikuar t’i mbrojë të drejtat e studentëve. Kryetar “i përjetshëm” mbetet Shaban Arsllani i cili assesi nuk paraqitet në publik, të paktën jo për mediat të cilët në çdo rast i kanë kërkuar pronocime pse nuk del në anën e studentëve sa herë që ata kanë pasur probleme.

“Ne nuk kemi asnjë informacion sa i përket Parlamentit Studentor, dhe as që është votuar nga studentët. Ky Parlament është jofunksional dhe asnjëherë nuk është mërzitur për problemet tona. Shpesh herë jemi ankuar për parregullsi të shumta të cilat i kemi paraqitur, por asgjë nuk është ndërmarrë”, tha për Portalb, Faton Curri, student.

“Nuk e di se kush është kryetar, madje as nuk kam qenë e informuar se ekzistoka Parlamenti Studentor në USHT. Nuk e di nuk kam pasur ndonjë problem por edhe të kisha se kam dit që ekziston Parlamenti”, tha Jehona T., studente.

Curri ankohet edhe për problemin e pagesës së 100 denarëve, i cili në emër të studentëve të grupit të tij, thotë se kjo është padrejtësi.

“Pse t’i paguajmë nga 100 denarë për një Parlament jofunksional. Nga rektorati morëm përgjigje se që nga viti 2004 çdo student çdo vit duhet të paguajë nga 100 den. Por administrata në Shkup ka lëshuar këtë pjesë dhe është paguar vetëm gjatë regjistrimit dhe se tash e tutje çdo vit do të duhet të bëhet kjo pagesë”, sqaron Curri.

“Ku ishte Parlamenti Studentor kur u mbyllen drejtimet në gjitha qytetet e Maqedonisë, ku ishte kur u ranguam të fundit për tu punësuar. Ndryshime gjithmonë i kanë sjellë studentët në një shtet, po tani si duket të ‘përzgjedhurit’ janë këlyshë partiak dhe nuk guxojnë të reagojnë e as të flasin. Si u përzgjodh kryetari i Parlamentit? Askush se di, askush madje as nuk ka votuar, vetë rektori ka bë përzgjedhjen”, tha A.R., student.

“As që e kemi idenë se çfarë do të thotë  Parlament Studentor, kjo par arsye se nuk kemi hasur në as të vetmin aktivitet të këtij parlamenti, marionetë e rektorit. Përveç se nuk ka organizuar asnjëherë debat apo aktivitete tjera, nuk i mbron edhe studentët. Kjo do të thotë se Parlamenti Studentor është vetëm terminologji për ne. Me sa di un kryetari duhet zgjedhur dhe jo emëruar sikur në këtë rast. Mua nuk me ka hasur as të votoj e as ta njoh kryetarin. Nuk di si është ai në atë post kur shumica e studentëve as që e njohin “përfaqësuesin e tij. Nuk di ndonjëherë të jemi informuar se ka zgjedhje për kryetar të Parlamentit Studentor, e aq më pak të jemi pjesë e kampanjës së tyre. Kto dhe shumë shkaqe na japin arsyen që ne ta revoltohemi” tha studenti  Adrian Kerimi për Portalb.

Ai po ashtu komenton pagesën prej 100 denarëve që bëhet për Parlamenti.

“Mendoj se 100 denarët e dhënë janë mundësi për tu zhytur në kriminalitet ata, por fatkeqësisht askush nuk e vëren e aq më pak e kundërshton këtë. Konsideroj se zgjedhjet sa më të shpejta do të ishin në të mirë të USHT-së, posaçërisht pas rrethanave të fundit. Mendoj se studentët duhet të kërkojnë që në Senat të përfaqësohen nga Kryetar dhe jo kryekungull. Të përfaqësohen nga person që mbron interesat e studentëve dhe jo që punon në interes të grupin kriminal pran USHT-së. Në qoftë se USHT-së ia duam të mirën, duhet t’i largojmë të fëlliqurit dhe mbetjet që po fëlliqin Universitetin”, tha Kerimi.

Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit Studentor, Shaban Arsllani është i pakapshëm për Portalb. Është “sekret publik” se ai është në lidhje te forta me partinë në pushtet BDI dhe si duket politika i mban peng dhe studentët.

Portalb  po ashtu kërkoi në ueb faqen e USHT-së informacion për Parlamentin Studentor, por faqja ishte e zbrazur pa asnjë aktivitet dhe asnjë informacion për kushtet e kërkuara për të qenë kandidat, për zgjedhjet si dhe për kryesinë e Parlamentit.

ueb usht

Lajme të ngjashme

Back to top button