FON pranon 1250 studentë, afati regjistrues i hapur deri 31 gusht

Në Universitetin e parë privat FON këtë vit do të pranohen 1250 brucoshë të shpërndarë në nëntë drejtime fakultative.

Siç kumtojnë nga Universiteti FON, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Për studim në gjuhën shqipe, kandidatët mund të konkurrojnë për fakultetin e shkencave juridike, fakultetin e shkencave politike dhe diplomacisë, fakultetin për detektiv dhe siguri si dhe për fakultetin ekonomik (drejtimi bankier dhe financa).

Afati i parë regjistrues vazhdon të jetë i hapur deri më 31 gusht.

Më pas do të vijojë afati i dytë regjistrues prej 5 deri 15 shtator, ndërsa sipas numrit të vendeve të lira që do të mbeten do të ketë dhe afat të tretë regjistrues që do të zgjas prej 20 deri 30 shtator të këtij viti.

Të drejtë regjistrimi në vit të parë cikli i parë i studimeve kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer shkollim të mesëm katër vjeçar dhe kanë kaluar me sukses provimin e maturës shtetërore.

Të drejtë regjistrimi kanë edhe kandidatë nga jashtë vendi me të njëjtat kritere.

Universiteti FON këtë vit ka manifestuar 10 vjetorin e ekzistimit. Universiteti FON sot është një universitet  serioz dhe i respektuar me gjithsej 9 fakultete dhe 29 drejtime.

Në Universitetin FON, sot studiojnë mbi 4500 student në studime universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë. /Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button