Si të ruheni nga infeksionet në pishinë

Uji në pishina është i kloruar mjaftueshëm sa është e rrallë që të merrni infeksione vetëm nga zhytja në ujë, mirëpo prapëseprapë ekzistojnë disa mikroorganizma të cilët janë të rrezistueshëm ndaj klorit dhe ata mund të paraqesin problem. Vendet në të cilat duhet të kemi më së shumti kujdes janë zhveshtoret, toaletet dhe dush-kabinat, sepse në këto vende më së shpeshti qëndrojnë këta mikroorganizma.

Infeksionet e veshit
Në pishinë mund të vije deri tek kalljet në veshin e jashtëm. Notuesve u rekomandohet që pasi të dalin nga pishina të përdorin pika antiseptike në vesh si dhe të mos përdorin shkopinj për pastrimin e veshëve.

Infeksionet e syrit
Njëri nga infeksionet më të shpeshta gjatë verës është konjuktiviti. Për atë është e rëndësishme që të zhyteni me sy të mbyllur, e për çfarëdo rasti, në shtëpi të mbani pika kundër infeksioneve të syrit.

Si preventivë rekomandohet që të përdorni “lotë artificialë”, por edhe të përdorni acid borik 3%. Kjo tretje përdoret edhe kur keni marrë infeksionin.

Infeksionet urinare
Për t’u mbrojtur nga infeksionet urinare, është e nevojshme që para se të shkoni në pishinë të merrni dy tableta uroantiseptike, siç është “baktrim”. Simptomet janë urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, sasi e vogël e urinës, dhimbje dhe ndjesi e poszbrazjes së mëshikëzës urinare. Për femrat është shumë e rëndësishme që pas larjes, të ndërrojnë kostumet e larjes, sepse materiali i lagët është ideal për zhvillimin e infeksioneve të shumta.

Infeksionet në këmbë
Infeksioni më i shpeshtë i lëkurës, i cili mund të merret nëpër pishina është infeksioni këpurdhor i kembeve, i njohur si kembe atleti.
– Që të pengoni paraqitjen e këtij infeksioni, është e domosdoshme që të kaloni nga zona sanitare para hyrjes në pishinë, të dezinfektojmë edhe mbathjet plastike të cilat i shfrytëzojmë gjatë bërjes dush dhe gjatë ecjes nëpër hapësirat e pishinës dhe zhveshtores. Gjithashtu, është e rëndësishme që të bëjmë dush para hyrjes në pishinë si dhe pas daljes.

Infeksionet e lëkurës
Gjatë qëndrimit në pishinë, për shkak të sasisë të lartë të klorit, mund të vijë deri tek iritimi i lëkurës, me paraqitje të kruarjes tek personat që kanë prirje për alergji me lëkurë të thatë. Mund të vijë edhe deri tek ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, e cila nga klori merr një nuancë të gjelbër.

Lajme të ngjashme

Back to top button