Në Maqedoni janë të angazhuar 3 151 këshilltarë shtetëror

Gjithsej 3 151 administratorë me titull këshilltarë kanë qenë të angazhuar në institucione të ndryshme shtetërore deri në fund të vitit 2013, tregojnë të dhënat e Raportit vjetor  për të dhëna nga regjistri i nëpunësve shtetëror për vitin e kaluar.Nga numri i përgjithshëm i këshilltarëve 1 701 janë të moshës 29 deri 45 vjeç, ndërsa 1 449 janë mbi 50 vjeçar.

Sipas të dhënave të regjistrit  1 530 këshilltarë janë të gjinisë femërore, ndërsa 1 621 janë meshkuj.

Numri i përgjithshëm i nëpunësve shtetëror në Maqedoni deri në fund të vitit 2013 është 15 321. Ky numër përfshin nëpunësit e pushtetit ekzekutiv, ato të pushtetit lokal dhe të organeve të pavarura shtetërore në pushtetin qendror dhe atë lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button