Prej sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Prej sot në Shkup fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Këtë vit, si edhe vitin e kaluar, janë blerë rreth 30.000 doza, me të cilat janë përfshirë edhe institucionet shëndetësore publike dhe private.

Njerëzit e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin vaksina mund të drejtohen në Qendrën për shëndet publik në Shkup prej orës tetë deri në orën 18 nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën edhe në festat shtetërore vaksina mund të merret prej orës 8 deri në orën 14.

Në qendrat e tjera për shëndet publik me vaksinim do të fillohet deri në fund të javës.

Vaksina i mbulon të gjitha llojet e virusit, të cilat qakullojnë nga hemisfera veriore, përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë. Çmimi i vaksinimit kundër gripit sezonal arrin 400 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button