Robben lavdëron Romën

Në prag të ndeshjes Roma – Bayern Munchen, e cila do të zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, Arjen Robben ka vlerësuar lartë ekipin nga Olimpico. Ai mendon se ekipi nga kryeqyteti italian luan futbollin më të mirë në Itali.

“Romët janë rivalët tanë më të vështira në këtë moment. Ata janë duke luajtur futboll më të mirë në Itali në kohën e tanishme.”, ka deklaruar reprezentuesi holandez.

“Futbolli i tyre është tërheqës, u bëj komplimente të gjithëve. Fakti që ne dhe City shihemi si pretendentë për të kaluar grupin është për shkak se ata mungojnë në këtë garë prej vitesh. Por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi gjithçka mund të ndodhë”, ka theksuar Robben.

Lajme të ngjashme

Back to top button