Hulumtim për përfaqësimin e të rinjve në hapësirën mediatike

Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Forumin arsimor rinor realizon hulumtim nacional për përfaqësimin e të rinjve në hapësirën mediatike në Maqedoni.

Hulumtimi është i ndarë në tre pjesë dhe atë: për të rinjtë, për organizatat që punojnë me të rinj dhe për mediat.

Me këtë hulumtim pritet të fitohet një pasqyrë më e mirë për format, temat preferencat e të rinjve dhe mënyrat në të cilat mediat i inkuadrojnë të rinjtë.

Këtu mund ta gjeni pyetësorin: Për të rinjtë, Për organizatat që punojnë me të rinj; dhe për Media.

Të gjitha përgjigjet janë anonime.

Për më shumë informata hapeni këtë ueb-faqe: http://goo.gl/d3u6Zp

Rezultatet e hulumtimit do të vihen në dispozicion publik dhe do të publikohen në ueb-faqet e organizatave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button