Prej nesër rënie të jashtëzakonshme të temperaturave

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, nëpër disa fushëgropa është e mundur paraqitja e mjegullës në orët e paraditës. Temperatura prej 17 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare dhe temperaturë deri 23 gradë Celsius.

Të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, të përcjella me erë të përforcuar veriore dhe rënie të jashtëzakonshme të temperaturës.

Në pjesët perëndimore dhe veriore, nëpër male dhe në vendet më të larta reshjet do të kalojnë në dëborë.

Pastaj do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, më i ftohtë, me erë dhe me reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa nëpër male me reshje të dobëta dëbore.

Lajme të ngjashme

Back to top button