Qindra mijëra demonstrues kërkojnë pavarësinë e Katalonisë

Qindra mijëra njerëz demonstruan dje në Barcelonë duke kërkuar të drejtën e vetëvendosjes në rajonin spanjoll të Katalonjës.

Rreth 100.000 njerëz morën pjesë në demonstratë.

Presidenti Katalonjës Artur Mas ka nënshkruar një dekret duke bërë thirrje për referendum për pavarësi më 9 nëntor, duke sfiduar kushtin e qeverisë për të ndaluar një votim të tillë.

Thirrjet për një votim të pavarësisë janë rritur në prag të një krize financiare që goditi Spanjën kohët e fundit, dhe që çoi në masat shtrënguese për spanjollët.

“Ne jemi duke bërë thirrje për zgjedhje”. Ne duam të votojmë në tre muajt e ardhshëm, dhe duam të fillojmë me një parlament të ri në pranverën e vitit 2015,” tha Carme Forcadell, Kryetar Kuvendit Kombëtar katalanas.

Megjithatë, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy vizitës së tij të fundit në Kinë tha se referendumi vetëm sa do të shkaktojë “kaos”.

Katalonia është rajoni më i pasur i Spanjës dhe popullata 7.5 milionëshe përbën rreth 16 për qind të popullatës spanjolle. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button