Platini: Nuk ndaluam dot ngjarjet e Beogradit, tani do të ketë ndëshkime

Kreu i UEFA-s, Mishel Platini i është rikthyer edhe njëherë ngjarjeve të Beogradit. Ai ka komentuar rrëmuajt e shkaktuara gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, duke deklaruar nuk mundën ta parandalonin dot atë që ndodhi. Sipas Platinisë, do të merren masat dhe do të jepen ndëshkime për fajtorët.

“Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqiptaret. Por këtu ka probleme të mëdha politike.
Azerbajxhani dhe Armenia ishin në luftë në vitin 2007,dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë, ndaj dhe nuk e prisnim, pasi mund të merrnim më shumë masa.

Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur, pasi nuk janë vetëm këto vende në pozita të tilla.

Ne prandaj po punojmë me këto shtete, me presidentët e kryeminstrat, që kanë përgjegjësi kryesore për çështjet e sigurisë kombëtare. Por këto gjëra sërish ndodhin dhe kjo më trishton. Më vjen mirë që futbollistët serbë dhe shqiptarë të Lazios pozuan me njeri tjetrin. Ky është futbolli i vërtetë, ai që duhet të afrojë njerëzit e jo t’i largojë”, u shpreh Platini./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button