Grabiten stoli ari nga një veturë në Bit Pazar të Shkupit

Persona ende të panjohur, kanë grabitur stoli ari dhe para në hyrje të Bit Pazarit në Shkup.

Siç thonë nga policia, persona të panjohur kanë kryer grabitjen në një makinë private të tipit “Audi” në të cilën gjendej një çantë me 1200 euro dhe një sasi stoli ari, për të cilën policia pritet të përcaktojë vlerën e saj.

MPB theksoi se ka nisur hetimet për të zbardhur këtë grabitje që ka ndodhur në Bit Pazar të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button