Gjermania vendi i premtuar

Mjekë, inxhinjerë, informatikanë – e më rrallë edhe ekonomistë, kanë aplikuar në ambasadën gjermane në Shkup, për “kartelë të kaltër”, që mundëson punësim në Gjermani, njofton portali “24 Vesti”.

Nga ambasada kanë thënë se nuk kanë numër të saktë se sa aplikacione janë pranuar në periudhën e kaluar, por konfirmojnë se ka interes.

Gjermania jep “kartelë të kaltër” për punësim të dy grupeve të qytetarëve. Grupi i parë është për ata që kanë të ardhura vjetore nga rroga prej së paku 46.400 eurove ka të bëjë me personat që kanë kryer arsim të lartë në Gjermani.

Grupi i dytë shtë për ata që kanë bruto rrogë vjetore prej së paku 36.192 eurosh që do të pranonin të punojnë në profesione për të cilat ka mungesë të kuadrove në tregun gjerman.

Në Gjermani kërkohen kuadro nga shkencat natyrore, matematika, inxhinjerë, mjekë kuadro akademike dhe kuadro të tjera profesionale nga fusha e informatikës dhe teknologjive të komunikimit, sqarojnë nga ambasada.

Përveç kualifikimit, nevojitet edhe së paku dy vjet përvojë punë në fushën e caktuar. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button