A do të vidhen votat nga militantet e PDK-së më 3 nëntor?

Partia më e madhe në Kosovë pritet të tronditet në zgjedhjet e nëntorit, kështu mendojnë jo vetëm kundërshtarët e kësaj partie, por edhe analistët e kontaktuar nga gazeta Botasot. 

Dy mandate në qeverisjes, dhjetëra deri në qindra skandale të korrupsionit, krimeve të shumëfishta dhe deri tek skandali i vjedhjes së votave në zgjedhjet e fundit nacionale, besojnë se janë të mjaftueshme, që qytetarët të vendosin ndryshe.

 Ndërsa, edhe Marrëveshja me Serbinë, do të ketë një kosto më vete, që do të rëndojë humbjen e saj.PDK-ja përveç tkurrjes në vota, rrezikon të humb edhe qytetet e mëdha, si Prizreni, Mitrovica apo Gjilani, ndërsa rrezikon edhe disa bastione sikurse është Malisheva.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 nëntor, të shpallura nga Ivica Daçiq, e më pas edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifte Jahjaga, priten që të jenë tronditëse për kryeministrin Hashim Thaçi dhe partin e tij PDK-në, vlerësojnë politikanët dhe analistet politik. 

Se sa do të jenë tronditëse këto zgjedhje mbetet të shihet, por me këtë qeverisje lokale e qendrore nuk dyshojmë për një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button