Flet Ramaj: Si më shndërruan në person të rrezikshëm për Maqedoninë

Sekretari i Aleancës KuqeZi, Redi Ramaj të shtunën në ora 13.45 është ndaluar nga policia kufitare e Maqedonisë të kalojë kufirin në Qafëthanë pasi që ai përfaqëson “rrezik për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose për marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë”.

I habitur për këtë formulim avokati Ramaj tregon ekskluzivisht për Portalb se ai ka udhëtuar shumë herë në Maqedoni dhe se asnjëherë nuk ka shkaktuar ndonjë incident apo aktivitet të rrezikshëm për vendin. Ai thotë se arsyet e ndalesës së tij janë thjeshtë të motivuara politikisht.

Ramaj për Portalb sqaron se atë ditë ishte nisur për në Ohër për shkaqe biznesi.

“Në pikën kufitare Qafëthanë jam ndaluar nga policia serbo-maqedonase duke më thënë se nuk mund të kaloja në Maqedoni. Nuk ma thanë arsyen por më thanë vetëm që nuk mund të kaloj. Pasi u kërkova shpjegime, më dhanë një dokument ku në vija të përgjithshme thuhej se për shkak të angazhimeve të mia politike jam kthyer në kërcenim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë dhe për marrëdhëniet e saj ndërkombëtare” thotë Ramaj duke theksuar se në kufi i kanë thënë se për shkak të situatës së krijuar në Ballkan këto ditë, ndalohen edhe politikanë të tjerë.

Ai thotë se do të bëjë ankesë kundër këtij vendimi të padrejtë.

Në një prononcim për media partia e tij, AK thotë se “Shpallja i padëshiruar bëhet për shkak të aktiviteteve në mbrojte të drejta të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.”

Portalb kontaktoi MPB duke kërkuar përgjigje për këtë ndalesë, por nga policia e Maqedonisë ende nuk kanë dhënë përgjigje dhe sqarim zyrtar për këtë ndodhi. /Portalb

Redi Ramaj dokument1

Redi Ramaj dokument2

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button