AK: Ndalohet në kufirin maqedonas sekretari Redi Rama për arsye politike

Aleanca Kuq e Zi bën me dije se policia kufitare e Maqedonisë ka ndaluar sekretarin e AK-së Redi Rama.   

Sipas AK,  vendimi për të ndaluar sekretarin Rama është marrë nga policia serbe dhe ajo maqedonase. AK thekson se Redi Rama u ndalua për motive politike të shtunën, më 18 tetor diku nga orët e mesditës.

‘Policia serbo-maqedonase ka ndaluar të kalojë kufirin e Qafë-Thanës drejt Strugës sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Kuq e Zi av. Redi Ramaj. Policia serbo-maqedonase i ka dorëzuar urdhrin e ndalimit të hyrjes në Serbi dhe Maqedoni politikanit kuqezi me motivacionin se është i padëshiruar të udhëtoj në Serbi dhe Maqedoni për motive politike. Sipas Aleancës Kuq e Zi ndaj sekretarit të përgjithshëm nuk është përdorur dhunë por i është komunikuar fletë ndalimi NON GRATA pa fakte por vetëm për shkak aktivitetit politik.   

Avokat Redi Rama ushtron aktivitetin e tij si jurist por edhe si politikan i kësaj partie dhe nuk akuzohet për asnjë veprim të dhunshëm apo vepër penale. Shpallja i padëshiruar bëhet për shkak të aktiviteteve në mbrojte të drejta të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni. Policia serbo-maqedonase u justifikua me arsyetimin se ky është vendim i përkohshëm i shkaktuar nga situata politike mes Serbisë-Madedonisë dhe Shqipërisë.    

Policia serbo-maqedonase komunikoj me drejtuesin e Aleancës Kuq e Zi, Redi Rama dhe i deklaruan se mbi 16 politikanë të tjerë nga Shqipëria nuk do lejohen të udhëtojnë në Serbi e Maqedoni”, njofton AK. 

Portalb kontaktoi MPB duke kërkuar përgjigje për këtë ndalesë, por nga policia e Maqedonisë ende nuk kanë dhënë përgjigje dhe sqarim zyrtar për këtë ndodhi.

Lajme të ngjashme

Back to top button