Në burgun e Kumanovës tre ditë me radhë nuk ka ujë

Në burgun e Kumanovës, gati tre ditë me radhë nuk ka ujë. Në këtë burg ka rreth 300 të burgosur të cilët janë detyruar vet të blejnë ujë për pije. Të dhënat i publikoi Komiteti i Helsinkit. Uranija Pirovska tha se ujin të cilin ua kanë sjellë me cisterna, nuk ka qenë e sigurt për pije, ndërsa nuk kanë pasur ujë as për mbajtjen e higjienës personale.

“Këtë ujë që e shihni këtë para jush është ujë që na e solli një person i dënuar nga burgu i Kumanovës. Sipas ngjyrës, mund të shihni se nuk është për pije, për çka flasin edhe rezultatet. Në qoftë se nuk ndërmerret diçka sa më shpejtë, do të plotësohen elementet e veprës penale ‘përhapja e infeksionit’”, deklaroi Urania Pirovska, Komitetit i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Nga Komiteti i Helsinkit pohojnë se në burg nuk ka infrastrukturë sanitare dhe se ajo që ekziston funksionon sipas parimit të gropave septike. Sipas tyre, ndonëse burgu është hapur në shtator të vitit 2013-të dhe sipas autoriteteve është ndërtuar sipas standardeve evropiane, i njëjti ua shkurton të drejtat e njeriut të burgosurve.

Lajme të ngjashme

Back to top button