Të gjithë 703 haxhilerët kthehen shëndosh nga “Haxhi”

Të gjithë 703 haxhilerët të cilët në rrugë tokësore janë kthyer nga Arabia Saudite, kanë arritur në vend nëpërmjet vendkalimit kufitar Deve Bair. Në mesin e tyre nuk ka asnjë me simptoma të dyshimta të ebolas, malarjes, kolerës apo sëmundjeve tjera ngjitëse, konstaton Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë.

Aksioni për sëmundjet epidemiologjike dhe kontrolleve tjera është realizuar m sukses sipas të gjitha rekomandimeve të Komisionit për shëndet publik, tha mjekja Jadranka Stamenkovska.

Gjatë 10 ditëve të kaluara, ekipet sanitare dhe inspektorati shëndetësorë kanë bërë kujdestari 24 orësh në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Gjatë periudhës së mëtutjeshme, haxhilerët rregullisht duhet të paraqiten në Qendrat e shëndetit publik ku do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së detyrueshme shëndetësore për 21 ditë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button