EKF ‘Breshia’ ofron kushte të mira për fëmijët dibranë

Enti i kombinuar  për fëmijë ” Breshia” përfshin një numër të madh të fëmijëve dibran nga 0-6 vjet të vendosur nëpër klasa të ndryshme me edukatore tejet të kujdesshme. Ky ent dikur ishte i lënë në haresë të kohës  dhe në mëshirë të fatit, mirëpo tani punët kanë rrjedhur dukshëm.

Dikur  “Breshia” numëronte afër 50  fëmijë,  ndërsa tani 250  prej tyre kalojnë qëndrimin ditor në këtë çerdhe. Ajrije Daçi, drejtoreshë e Entit  në Dibër thotë se interesimi i prindërve për fëmijët  tanimë është tejet i madh.

“Ne jemi munduar në maksimum të arrijmë atë çka u nevojitet fëmijëve dibran. Kemi bërë restaurimin e të gjitha  ambienteve  dhe klasave ku janë vendosur fëmijët,të gjitha  këto me vetë financimin e vetë Entit, në vlerë prej mbi 80 mijë euro. Ne si institucion ,organizojmë programe artistike sepse fëmijët përherë kanë dëshirë të afirmohen, tha ajo.

Daçi tha për Portalb se deri më tani kanë pasur projekte humanitare vetëm  nga prindërit e fëmijëve , si dhe projekte  të vogla nga ndonjë donator i vogël , ndërkaq të gjitha ndryshimet janë bërë  nga  Enti, pa ndihmën e askujt.

Ishin ne ato femra që  lyenim dhe pastronim çerdhen që të merr pamjen siç i ka hije , me ato pak të holla. Por punët shkuan mbarë, numri i madh i fëmijëve rrezatoi pozitivisht dhe  tani kemi përballuar të gjitha  problemet financiare, potencoi Daçi.

 “Jemi shumë të kënaqur me punët dhe aktivitetet e kësaj çerdhe, na gëzon fakti që kemi ku t’i dërgojmë fëmijët që të socializohen dhe të shoqërohen  me të tjerë”, tha prindi D.B., duke shtuar se shpesh  herë marrim pjesë nëpër aksione të ndryshme  ekologjike ,jemi koshient dhe duhet të ndihmojmë këtë institucion, sepse këtu gjendet ardhmëria e  fëmijëve tanë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button