Maqedonia e shënon Javën botërore të gjidhënies

Nënat në Maqedoni, tradicionalisht dëshirojnë t’i ushqejnë fëmijët me gji, mirëpo që kjo formë e të ushqyerit të foshnjeve të zgjasë sa më gjatë, është e nevojshme mbështetje nga familja, sistemi shëndetësor, bashkësia dhe shoqëria. Gjidhënia ka rëndësi të madhe për përparimin e shëndetit të fëmijëve dhe sjell përfitime të rëndësishëme sociale dhe ekonomike për familjet dhe shoqërinë.

Sipas të dhënave të marra nga hulumtimi i UNICEF-it në vitin 2012, 90 për qind e fëmijëve në Maqedoni janë ushqyer me gji një kohë të caktuar, 41 për qind e nënave japin gji në mënyrë dominuese, që do të thotë se japin edhe lëngje tjera (ujë, çaj, lëng pemësh), përderisa dhënia ekskluzive e gjirit është e pranishme te 23 për qind e nënave.

Drejtoresha e Klinikës për gjinekologji dhe maternitet, Marija Haxhi Lega theksoi se ky institucion shëndetësor, që është edhe vendi më i madh për lindje në vend, ku mesatarisht lindin rreth 6.000 foshnje në vit, në mënyrë intenzive punon në promovimin dhe ngritjen e vetëdijes te nënat për përfitimet nga gjidhënia, si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për shëndetin e foshnjës së posalindur.

Përfaqësuesi i OJQ “Lulka”, Denis Al Khalili tha se më 6 gusht në orën 18 në qendër të Shkupit do të organizojnë ngjarje me rastin e shënimit të Javës botërore të gjidhënies gji. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button