Arrestohet Milan Bandiç, kryetari i Zagrebit

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç u arrestua të dielën pasdite, kanë konfirmuar burime të gazetës kroate Jutarnji list.
Bashkë me të janë arrestuar edhe Peter Pripuz dhe Slobodan Ljubiçiç Kikas. Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e vërteta të arrestimit, mediat kroate shkruajnë se dyshohet se ai ka kryer veprime korruptive si dhe ka keqpërdorur pozitën e tij. Hetimet janë në vijim, thuhet se ai së bashku me dy personat e tjerë kanë bashkëpunuar për të bërë manipulime me lejet e ndërtimit në Zagreb. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button