Rusia nuk i nënshtrohet Perëndimit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se shteti rus nuk do të nënshtrohet përballë Perëndimit.

Lavrov, në një intervistë dhënë televizionit rus NTV tha se Rusia nuk tërhiqet nga Ukraina, edhe nëse Perëndimi i përforcon sanksionet e saj kundrejt Moskës.

Numri një i diplomacisë ruse ka akuzuar Amerikën dhe Evropën se po e përdorin situatën në Ukrainë për ti bërë presion Rusisë, shkruan Rel.

Sipas Lavrov, Perëndimi po mundohet ta nënshtrojë Rusinë dhe që shteti rus të shohë gjithçka asshtu siç duan shtetet perëndimore, por se kjo, sipas tij, as që do të ndodhë.

Lajme të ngjashme

Back to top button