Asgjë nga premtimet e kryetares Teuta Arifi për ndërtimin e shkollës në Reçicë

Edhe një vit pas premtimit që kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ia bëri banorëve të fshatit Reçicë për ndërtimin e shkollës së re, ende asnjë hap konkret. Nga ana tjetër, banorët shprehen të revoltuar dhe të lënë pas dore, duke thënë se, premtimet nuk realizohen dhe se këta banorë merren parasysh vetëm kur ka fushata parazgjedhore, transmeton Alsat.

Nxënësit e fshatit Reçicë e Vogël, përveç largësisë që kanë për të arritur deri në shkollën fillore “Naim Frashri”ata përballen edhe me një problem tjetër. Rruga që kalojnë nga shtëpia e deri në shkollë dhe kthimi nga shkolla në shtëpi nuk është aspak e ndriçuar dhe se ata ndjehen të frikësuar çdo natë kur kthehen në shtëpi.

Sipas paralajmërimeve të një viti më parë, e para e komunës së Tetovës premtoi se shkolla do të ndërtohet përmes një donacioni kinez, por tash për këtë mos realizim ka fajësuar kinezët, duke shprehur ditë më parë se, kinezët kanë nevojë për kohë shtesë për analizë të projektit para se të fillojë ndërtimi.

“Pala kineze na ka informuar se i duhet edhe pak kohë për ta shqyrtuar projektin dhe shpresojmë që për një kohë optimale të arrijmë që edhe ata të përshpejtojnë për ta realizuar projektin. Dua të nënvizoj se mjetet janë të deponuara por është tempoja e palës donatore këtë rast kineze nga e cila varet se me cilën shpejtësi do shkojmë”, tha Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button