Shpërthen “Ecolog”, për një ditë mblodhi më të mirët

Shumë shpejt kanë reaguar kryesia e re e Shkëndijës, tani më e udhehqur nga kompania ndërkombëtare “Ecolog”, duke sjellë dhë përforcimet e reja. Ashtu sikurse kemi shkruar dje se të parët që do të vënë firmën për kontratë një vjeçare me Shkëndijën janë Nebi Mustafi dhe Muharrem Bajrami, menjëherë pas tyre erdhën dhe emrat të rinj dhe futbollistë që kanë vazhduar kontratën me klubin kuqezi.

Sulmuesi Burhan Emrullai është futbollisti i parë që firmosi sot kontratë njëvjeçare dhe praktikisht ai rikthehet në klubin amë. Ardian Nuhiu ka lënë kampin bardhekaltër të KF Shkupi dhe edhe ai ka arritur marrëveshje një vjeçare me Shkëndijën, me të cilët gjithashtu ka luajtur më parë. “Unë kisha një marrëveshje me KF Shkupin që nëse do të gjeja angazhim jashtë vendit apo skuadër të Ligës së Parë, të lirohem. Sigurisht se do të jetë një përvojë e re rikthimi në Shkëndijë dhe shpresojmë që të arrijmë ambiciet tona, ndërsa KF Shkupi i dëshiroj suksese dhe kthim sa më të shpejtë në elitën e futbollit në Maqedoni”, është shprehur për “Portalb”, Nuhiu.

Në ekip vazhdojnë Artim Pollozhani, Ardian Cuculi, Bujamin Shabani, Burhan Aliu. 
Trajner i ri i ekipi të Shkëndijës është Gjore Jovanovski, i cili të premten pritet të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin ‘kuqezi’. Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë, përballet me Horizont Turnovën në Tetovë, ndërsa sipas futbollistit Artim Pollozhani, mesojme se tifo grupi “Ballistët” kanë paralajmëruar festë të madhe dhe me një koreografi befasuese kushtuar sponsorit të ri “Ecolog”. “Ndeshja e parë kundër Turnovës do të jetë shumë me rëndësi, ndërsa se kush do të luajë në këtë ndeshje ka shumë pak rëndësi. Kjo do të jetë si ndeshje feste, ku “Ballistët do të përgatisin një koreografi jasht zakonisht të mirë, për kompanin “Ecolog”, e ku ne  do të japim maksimumin”, ka thënë Pollozhani.  / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button