Mursi: Vazhdoj të jem president i Egjiptit

Presidenti i rrëzuar i Egjiptit Muhamed Mursi theksoi se ai ende është president legjitim i vendit. Deklaratat e tij erdhën pasi ai doli para gjyqit, nën akuzat për arratisje nga burgu gjatë regjimit të Hosni Mubarak në vitin 2011.

Mursi ka thënë se ai nuk e njeh gjykatën e grusht shtetit, dhe se ajo nuk ka të drejtë ta gjykoj presidentin legjitim nën akuza të fabrikuara. Gjykata pretendon se Mursi dhe 130 njerëz të tjerë kishin thyer qelinë e burgut gjatë revolucionit pro demokratik të 25 Janarit.

“Unë jam ende president i këtij vendi,” tha Mursi nga qelia e gjykatores.

“Ky gjyq e shkel tërë kushtetutën,” shtoi ai, duke sfiduar juridiksionin e gjykatës.

Avokati i Mursit edhe më parë kishte sfiduar juridiksionin e gjykatës, duke thënë se ajo nuk ka pasur të drejtë ligjore për të gjykuar klientin e tij për shkak se ai ishte ende president legjitim i Egjiptit. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button