Bejta mori mbështetje nga Ademi në Gostivar

Ministri i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi ka premtuar ndihmën e qeverisë për realizimin e disa projekteve të rëndësishme në Gostivar, si ndërtimin e stacionit filtrues të ujit, përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndërtimin e deponisë rajonale të Pollogut. Kjo u bë e ditur pas takimit që Ademi zhvilloi në Gostivar me kreun e komunës, Nevzat Bejta.

“Projekti i parë që qytetarët e presin me padurim është përfundimi i stacionit filtrues, projekti i dytë është me donacion nga qeveria e Zvicrës për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit për qytetin e Gostivarit dhe projekti i tretë që e biseduam është ndërtimi i deponisë regjionale”, tha Nevzat Bejta, kryetar i komunës së Gostivarit.

“Me rëndësi është se të gjitha projekte që i kemi nisur janë në plan program të qeverisë, por që edhe përputhen me programin e komunës me përbërjen e re që doli pas zgjedhjeve të fundit lokale”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinor.

Lajme të ngjashme

Back to top button