Selmani: Presidenti të fal Kezharovskin nëse Gjykata e Apelit le në fuqi dënimin

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë , Naser Selmani ka thënë se ministri i Drejtësisë duhet t’i kërkojë presidentit që ta falë gazetarin Tomisllav Kezharovski, nëse Gjykata e Apelit e lë në fuqi vendimin për dënimin e tij.

Selmani ka theksuar se duke lënë në fuqi këtë vendi, Maqedonia mbetet vendi i vetëm në Evropën Juglindore që ka gazetarë në burg, ndërsa një vendim i tillë do të jetë paralajmërim për të gjithë gazetarët që të mos shkruajnë për ndonjë abuzim të pushtetit.

“Edhe Raporti i Progresit ka theksuar se mediat në Maqedoni janë të kontrolluara nga Qeveria. Aty ku Qeveria kontrollon mediat nuk mund të ketë liri të shtypit. Ky është tipar i vendeve jodemokratike”, ka thënë kreu i SHGM-së, në një intervistë për Inbox7.
Selami beson se Ligji i ri për fyerje dhe shpifje do ta përmirësojë situatën rreth padive kundër gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button