Muzeu në funksion të historisë që krijon Gruevski, etnogjeneza shqiptare nën hije

I dekoruar rreth e  përqark me statuja të cilët që në para hyrje tregojnë ekskluzivitetin e prezantimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të Maqedonisë, kreu shtetërorë bëri hapjen e objektit të ri reprezentativ të Muzeut arkeologjik të Maqedonisë.

Kryeministri iu referuara artefakteve të ekspozuara, duke theksuar se të gjitha ata përbëjnë pasuri të trashëgimisë kulturore maqedonase. Sipas tij kjo mundëson që më mirë të kuptohet historia.

Sipas historianit Vebi Xhemaili, pala maqedonase po vazhdon diskriminimi në të gjitha fushat edhe atë të  etnogjenezës së shqiptarëve në Maqedoni. Ne jemi fajtor që nuk e mbrojmë hisen tonë.

Xhemaili, thotë për Portalb se trashëgimia kulturore e shqiptarëve në këto troje është shumë më e pasur, por shtron edhe pyetjen ku rruhet ajo? Sipas tij ekskluziviteti i trashëgimisë historike dhe kulturore po i lihet në dorë palës maqedonase duke përforcuar pretendimet dhe realitetin që tash më mbizotëron se ata janë i vetmi popull shtetformues.

“Kohën e fundit shihet se vetëm pala tjetër favorizon veten dhe anashkalohet kultura shqiptare, trashëgimia kulturore dhe historike shqiptare. Ne nuk jemi element shtetëformues,  kjo është e definuar edhe në kushtet, kjo politik vazhdon edhe në jetën e përditshme duke i dhënë kahjen historisë për të marrë eksluzivitenin e këtij shtet formimi.

Objekti i ri ka 6.000 metra katrorë sipërfaqe, është në tri kate dhe në të do të eksponohen më shumë se 6.000 artefakte nga të gjitha periudhat historike, që nga parahistoria e deri në mesjetë. Ministria e Kulturës kumtoi se me rastin e hapjes do të eksponohen ekskluzivisht artefakte të rëndësishme si mozaikët e Bizantit të hershëm, nga lokaliteti Suvodol, kopja e sarkofagut të Aleksandrit të Madh, mburoja e shek. III p.e.s nga Lokaliteti Bonçe dhe të tjera. Ministria nënvizon se ky muze do të ketë objektin më bashkëkohor deri tani. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button