MPB nesër do të shpall konkurs publik për pranimin e 400 policëve

MPB nesër do të shpall konkurs publik për pranimin e 400 policëve të rinj, tha ministrja për punë të brendshëm Gordana Jankullovska.

“Kandidatët që do t’i përmbushin kushtet do të pranohen pas seleksionimit do të nënshkruajnë kontratë për trajnimin bazë në kohëzgjatje prej një viti që do të zhvillohet në qendrën për trajnim të MPB. Pas mbarimit të këtij trajnimi, kandidatët për polic do të nënshkruajnë kontratë pune”, tha Jankullovska.

Ajo tha se ky është konkursi i tretë ndërsa kriteret janë të njëjta ashtu si edhe në konkurset e kaluara.

Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë duhet të kenë më pak se 25 vjet, duhet ët kenë të mbaruar më së paku shkollën e mesme katërvjeçare, të jenë fizikisht dhe psiqikisht të shëndoshë dhe të mos kenë ndalim të ushtrimit të ndonjë profesioni. kandidatët duhet të jenë të gjatë 1.75 cm dhe 1.65 cm për femrat. Selektimin do ta bëjë Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve për polic dhe do të zhvillohet në katër faza.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. mirmrama unej jom personi elmedin ba ftjari nga fshati novosell ne tetov ekom krije shkollen emseme per polic kom 21 vjet jom ineteresuar per e hir polic nese kamundesi tema pranoni kereksen time dhe tem trekoni regullat se cak duhet per ti plotseu te derejta julutem pranonja keresen tim ki ashte numiri im percdoca me lajmbroni ju falmederit per iqdhcka mirupafshim 071475467

Back to top button