Një myslimane boshnjake, Ministre e Arsimit në Suedi

Një emigrante 27-vjeçare, boshnjake myslimane, është emëruar Ministre e Arsimit në Suedi.

Aida Hadzialic u emërua më herët gjatë këtij muaji në kabinetin e ri qeveritar, të krijuar pas zgjedhjeve të tetë tetorit.

E lindur në vitin 1987 në Foca të Bosnjës, politikanja 27-vjeçare është Ministrja më e re në historinë politike të Suedisë.

Aida ishte pesë vjeç kur familja e saj u largua nga lufta në Bosnje-Hercegovinë. Lufta në Bosnje në vitin 1992 shkaktoi 200.000 viktima dhe miliona të zhvendosur, pasi forcat serbe nisën fushatën e spastrimit etnik kundër muslimanëve të Bosnjës.

Më e rënda konsiderohet masakra e Srebenicës, ku 8 mijë burra dhe djem të rinj myslimanë u ekzekutuan.

Suedia ka hapur dyert e saj për emigrantët për dekada të tëra.

Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, myslimanët përbëjnë rreth 500.000 persona në popullësinë prej nëntë milionë banorë të Suedisë./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button