Poroshenko: Krijohet zona neutrale

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se parlamenti do ta miratoj vendimin për kufijtë e saktë të zonës neutrale, ndërmjet separatistëve prorusë dhe forcave të sigurisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

Mëtutje, zoti Poroshenko gjatë një interviste të sotme në televizionin e Ukrainës, tha se zona neutrale është pjesë e Marrëveshjes së Minskut, që është nënshkruar në fillim të muajit shtator për t’i ndalur luftimet.

Presidenti Poroshenko tha se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dërgoj aeroplanë pa ekuipazh dhe personel nga Franca dhe Gjermania për ta monitoruar armëpushimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button